Agjencia e Menaxhimit Emergjent nënshkruan memorandum bashkëpunimi me ASHNA dhe ANP

Agjencia e Menaxhimit Emergjent nënshkruan memorandum bashkëpunimi me ASHNA dhe ANP

Krijuar në datën 03/10/2021
Prishtine, 09.03.2021

Sot , me dt. 09.03.2021 Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME MPB nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Shërbimeve te Navigacionit Ajror ASHNA dhe ,Memorandum mirëkuptimi me Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës ANP -Limak Kosovo International Airport J.S.C.

I shoqëruar nga stafi i Agjencisë z. Fadil KODRA ne koordinim me drejtuesit e ASHNA-s dhe ANP-s sot përmbylli punën e me shumë se një vjeçare ne përmbushjen e obligimeve qe burojnë nga rregullorja e MPB ,Nr. 01/2018 për fushën e caktimit te rregullave dhe procedurave për kërkim shpëtim ne aviacionin civile , gjegjësisht , Për Bashkëpunim, në ngritjen e kapaciteteve si dhe organizimin në Fushën e Kërkimit dhe Shpëtimit në Aviacion Civil.

Ne ambientet e ASHNA dhe ANP, drejtuesit e institucioneve nga AME z. Fadil KODRA, ASHNA z. Bahri NUREDINI dhe ANP z. Gökmen ARITAY shprehen falënderimin dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit , si dhe përpjekjet e pa ndalshme drejt zhvillimit te me tutjeshem te kapaciteteve për te përmbushë detyrimet reciproke nga kjo fushe e përgjegjësisë. Pas nënshkrimit , drejtuesi i Agjencisë se Shërbimeve te Navigacionit Ajror z. Nuredini , ftoi te pranishmit ne një dreke rasti dhe vazhdim te bashkëbisedimit ne kahet e paracaktuara ne dokumentin e marrëveshjes.